Xhamia e Llacës reagon për rastin e flamurit: “Nuk luajmë lojën e grupit të Deçanit”

Advertisement

Xhamia e fshatit Llacë në Tetovë ka reaguar pas polemikave të krijuara në opinion lidhur me refuzimin e faljes së xhenazes së një gruaje të ndjerë, arkivoli i së cilës ishte i mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, nga xhamia kanë kundërshtuar mënyrën se si rasti është paraqitur në media dhe kanë paralajmëruar publikimin e materialeve shtesë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“Me u trazu gjithë universi, ne nuk luajmë lojën e grupit të Deçanit”, thuhet në reagimin e publikuar.

Nga xhamia kanë deklaruar gjithashtu se fotografitë e publikuara, sipas tyre, japin sqarime për atë që e konsiderojnë si bujë mediatike rreth rastit të varrimit.

Në reagim bëhet e ditur se do të publikohen edhe video dhe materiale të tjera për të paraqitur versionin e xhamisë lidhur me ngjarjen.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit