Sot u zhvillua një takim pune mes zëvendëskryetarit të parë të Qeverisë dhe ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali, dhe ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, ku në fokus ishin aktivitetet dhe detyrimet e Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të agjendës evropiane dhe procesit të reformave.
Në takim u theksua se Ministria e Drejtësisë vazhdon të jetë e përqendruar në përmbushjen në kohë dhe në mënyrë cilësore të detyrimeve që dalin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe në Kapitullin 23, që përfshin gjyqësorin dhe të drejtat themelore.
Ndër aktivitetet prioritare është zbatimi i masave të parapara në Agjendën e Reformave 2024–2027, si dhe rishikimi i tyre.
Ministria e Drejtësisë po ashtu vijon koordinimin me institucionet e përfshira në procesin evropian, me synim që detyrimet të realizohen me kohë, në mënyrë të koordinuar dhe me përgjegjësi të qarta, duke kontribuar në përshpejtimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian.






