Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë një vizite në Kopshtin e Fëmijëve “Rinia”, në objektet “Teteks 1” dhe “Teteks 2”, ka parë nga afër punimet dhe investimet e realizuara për përmirësimin e kushteve për fëmijët.
Në kuadër të investimeve është kryer rinovim i plotë i objektit, duke përfshirë muret, dyshemetë, tualetet, depot, dyert e dhomave, kuzhinën, si dhe ndërhyrje të tjera të nevojshme.
Punime dhe ndërhyrje janë realizuar edhe në objektet e tjera që janë pjesë e Institucionit Publik Komunal Kopshti i Fëmijëve “Rinia”.
Kasami theksoi se Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me udhëheqësinë e kopshtit, do të vazhdojë të investojë në krijimin e kushteve më të mira për fëmijët.
“Investimi në fëmijët është investim në të ardhmen e qytetit tonë!”, theksoi Kasami.






