Kasami: Përmirësohen kushtet në Kopshtin “Rinia” në Tetovë, objektet “Teteks 1” dhe “Teteks 2”

Advertisement

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë një vizite në Kopshtin e Fëmijëve “Rinia”, në objektet “Teteks 1” dhe “Teteks 2”, ka parë nga afër punimet dhe investimet e realizuara për përmirësimin e kushteve për fëmijët.

Në kuadër të investimeve është kryer rinovim i plotë i objektit, duke përfshirë muret, dyshemetë, tualetet, depot, dyert e dhomave, kuzhinën, si dhe ndërhyrje të tjera të nevojshme.

Punime dhe ndërhyrje janë realizuar edhe në objektet e tjera që janë pjesë e Institucionit Publik Komunal Kopshti i Fëmijëve “Rinia”.

Kasami theksoi se Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me udhëheqësinë e kopshtit, do të vazhdojë të investojë në krijimin e kushteve më të mira për fëmijët.

“Investimi në fëmijët është investim në të ardhmen e qytetit tonë!”, theksoi Kasami.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit