Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli dy thirrje të reja publike me mbështetje financiare gjithsej prej 7 milionë denarë, të destinuara për avancimin e konkurrueshmërisë së kompanive vendase nga industria përpunuese.
Me thirrjet publike sigurohet mbështetje konkrete në dy fusha të rëndësishme – forcimi i bashkëpunimit ndërmjet kompanive dhe universiteteve përmes projekteve të përbashkëta, si dhe futja, zbatimi dhe certifikimi i standardeve dhe zhvillimi i praktikave të përgjegjësisë shoqërore.
„Përcaktimi ynë është që mbështetjen publike ta orientojmë drejt masave që krijojnë vlerë afatgjatë për kompanitë dhe ekonominë. Me këto dy thirrje publike sigurojmë gjithsej 7 milionë denarë për industrinë përpunuese, me fokus në inovacionet, njohuritë, teknologjitë e reja, standardet dhe konkurrueshmërinë më të madhe. Dëshirojmë që kompanitë vendase të jenë më të fuqishme, më moderne dhe më të përgatitura për të vepruar në tregjet evropiane dhe botërore“, deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.






