Serbja voziste 170km në Maqeedoni, arrestohet nga policia

Advertisement

Janë privuar nga liria dy shoferë, njëri nga Holanda dhe tjetri nga Serbia, të cilët në autostradën pranë Demir Kapisë kanë drejtuar me rreth 170 km në orë, në një pjesë ku shpejtësia e lejuar është 80 km në orë, njoftoi policia.

Më 26.08.2026, në orën 22:15, në pikën kufitare “Tabanoc”, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll të një automjeti të udhëtarëve “Mercedes-Benz” me targa të Serbisë, të drejtuar nga I.M., 51-vjeçare nga Serbia.

Gjatë kontrollit përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” është konstatuar se I.M. ishte evidentuar si kryerëse e veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit”. Ajo, në autostradën A-1, në pjesën Demir Kapi – Gjevgjeli, e ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 168 kilometrash në orë, në një pjesë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

Më 27.08.2026, në orën 05:00, në të njëjtën pikë kufitare është konstatuar shkelje nga një automjet i udhëtarëve “Audi” me targa të Holandës, të drejtuar nga A.A. (32) nga Holanda. Ai është evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit”, përkatësisht në autostradën A-1, pranë Demir Kapisë, e ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 177 kilometrash në orë, në një pjesë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit