Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka marrë vendim për uljen e çmimeve të materialeve shkollore për 10% në tregtinë me shumicë dhe 15% në tregtinë me pakicë.
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kjo nënkupton kujdes të vërtetë për qytetarët, prindërit, nxënësit dhe buxhetet familjare, ku do të blihen më shumë produkte të nevojshme për vitin shkollor, ndërsa do të shpenzohet më pak.
Përveç uljes së çmimeve të materialeve shkollore, veçanërisht e rëndësishme është se me vendimin e ri të Qeverisë sigurohet edhe transparencë sa i përket çmimeve.
Tregtarët janë të detyruar që, krahas çmimit të ri të ulur, të shënojnë qartë edhe çmimin e mëparshëm të produktit, ku si bazë do të merret çmimi që ka vlejtur më 1 qershor 2026.
Kjo do të thotë se qytetarët do të mund të shohin qartë sa ka qenë çmimi i mëparshëm dhe sa është ulja, duke siguruar kështu më shumë siguri për konsumatorët dhe duke parandaluar mundësinë e manipulimeve me çmimet.
Vendimi do të vlejë deri më 30 shtator 2026, periudhë gjatë së cilës qytetarët do të kenë mundësi t’i blejnë produktet e përfshira në masë me çmime të ulura dhe të shënuara qartë.
Bëhet fjalë për një masë konkrete që synon mbështetjen e drejtpërdrejtë të familjeve në periudhën kur shpenzimet e tyre janë më të mëdha për shkak të përgatitjeve për vitin e ri shkollor.
Qëllimi i Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE është që prindërit të kenë më pak presion mbi buxhetin familjar dhe çdo fëmijë të mund ta fillojë vitin e ri shkollor me materialet e nevojshme.
Çanta, çanta shpine, fletore, blloqe, kolazhe, lapsa dhe stilolapsa, ngjyra, plastelinë, markera, vizore, materiale didaktike – gjithçka që është e nevojshme për fillimin e vitit shkollor do të blihet me çmime të ulura.
Çmime më të ulëta, çmime të shënuara qartë dhe mbështetje konkrete për qytetarët.
Qeveria do të vazhdojë të punojë në interes të qytetarëve dhe të miratojë masa që japin rezultate reale dhe të dukshme, të cilat sjellin kursime të konsiderueshme për buxhetet familjare.






