Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka paralajmëruar një përballje të vështirë ndaj Inter Club d’Escaldes nga Andorra, në ndeshjen e kthimit të barazhit për kualifikim në Conference League.
Ndeshja e parë, e zhvilluar në Prishtinë, përfundoi 2:2, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.
“E dimë që do të jetë ndeshje e fortë. Do të përqendrohemi te cilësia e skuadrës sonë. Synimi ynë është që në fund ta arrijmë kualifikimin”, ka deklaruar Nuhiu.
Optimizëm ka shprehur edhe sulmuesi Arb Manaj, i cili e sheh Dritën si skuadër disi favorite në këtë përballje.
“Jemi disi më të favorizuar se kundërshtari. Ne duhet ta japim maksimumin që të dalim me fitore”, ka thënë Manaj.






