Nikollovski: Po ndërtojmë rrugë të reja për zhvillim dhe lidhje më të forta rajonale

Advertisement

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, theksoi rëndësinë strategjike të fillimit të ndërtimit të autostradës Shkup–Bllacë, duke e cilësuar atë si një projekt që do ta forcojë lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën dhe Malin e Zi. Sipas Nikollovskit, projektet e reja infrastrukturore do të mundësojnë hapje më të madhe drejt porteve të Adriatikut, përfshirë portin e Durrësit dhe atë të Barit, duke e fuqizuar më tej pozitën e vendit si udhëkryq i Ballkanit. Ai tha se autostrada Shkup–Bllacë është pjesë e vizionit për shfrytëzimin e pozitës strategjike të vendit, ku kryqëzohen korridoret panevropiane 8 dhe 10. “Prioriteti i kësaj qeverie është përparimi, bashkëpunimi dhe zhvillimi ekonomik”, u shpreh Nikollovski, duke theksuar se investimet infrastrukturore synojnë jo vetëm zhvillimin e vendit, por edhe lidhjen më të mirë me rajonin. Autostrada Shkup–Bllacë do të jetë rreth 10.5 kilometra e gjatë, me vlerë të projektit prej rreth 222 milionë euro, ndërsa parashihet të ndërtohet brenda katër viteve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit