Mickoski në Pustec: Mbështetje për projektet dhe komunitetin maqedonas në Prespën e Vogël

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës zyrtare në Pustec u shpreh se Qeveria synon të forcojë lidhjet institucionale me komunitetin maqedonas në Prespën e Vogël.

Mickoski deklaroi se Qeveria është e gatshme të mbështesë projekte në këtë zonë dhe të hartojë një plan të përbashkët me përfaqësuesit e maqedonasve në Shqipëri.

Ai theksoi veçanërisht rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës maqedonase, duke paralajmëruar mbështetje për shoqatat kulturore, mësimin e gjuhës, furnizimin me libra dhe shkëmbimet mes nxënësve dhe të rinjve.

“Detyrimi ynë është të krijojmë lidhje më të forta institucionale me maqedonasit në Prespën e Vogël”, tha Mickoski.

Gjatë vizitës, kryeministri u prit nga kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit