Një moment i veçantë është shënuar në Oslo, ku studentja shqiptare nga Kosova, Dea Murseli, është fotografuar me kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, gjatë vizitës së tij në Universitetin e Oslos.
Murseli, e lindur dhe e rritur në Norvegji, është studente e historisë dhe ka zgjedhur të studiojë historinë e shqiptarëve në Ballkan, me fokus të veçantë te figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Sipas rrëfimit të saj për MekuliPress, para fotografisë ajo e pyeti kryeministrin Støre nëse do ta pengonte që të formonte me duar simbolin e shqiponjës shqiptare.
Përgjigjja e tij, sipas Murselit, ishte: “Kujt i pengon flamuri i shqiptarëve, le t’i mbyllë sytë dhe të mos e shikojë.”
Deklarata është interpretuar si një mesazh respekti ndaj identitetit dhe simboleve kombëtare të komuniteteve të ndryshme.






