Ethet e Nilit alarmojnë Pollogun, komunat intensifikojnë masat kundër mushkonjave

Advertisement

Rastet e etheve të Nilit Perëndimor në Shkup kanë rritur shqetësimin edhe në rajonin e Pollogut, ku komunat po ndërmarrin masa për dezinsektimin kundër mushkonjave.

Në Tetovë, dezinsektimi i fundit është kryer më 6 korrik, ndërsa aksioni i radhës është planifikuar për të hënën, nëse kushtet atmosferike e lejojnë.

Ndërkohë, nga komunat e Zhelinës dhe Tearcës bëjnë të ditur se dezinsektimi në territoret e tyre tashmë është realizuar. Qendra për Shëndet Publik në Tetovë njofton se dezinsektimi është përfunduar edhe në territorin e Komunës së Bogovinës.

Mjekët u rekomandojnë qytetarëve të shmangin gjatë mbrëmjes zonat pranë ujërave të amullta dhe të përdorin mjete mbrojtëse. Bletarëve u bëhet thirrje që gjatë spërkatjes t’i mbajnë të mbyllura kosheret.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit