Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kërkesave të BDI-së për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se fokusi i pushtetit mbetet te projektet infrastrukturore.
Azizi tha se qeveria do të vazhdojë punën në projektet strategjike, duke përmendur Korridorin 8, rrugën Shkup–Bllacë dhe rrugën Tetovë–Prizren.
Sipas tij, kërkesa për zgjedhje të parakohshme vjen si pasojë e vështirësive të BDI-së për të vepruar në opozitë.
„BDI-ja duhet ta pranojë realitetin: koha e tyre ka mbaruar“, deklaroi Azizi.
Ai shtoi se qytetarët shqiptarë do të japin verdiktin e tyre politik kurdo që të mbahen zgjedhjet, ndërsa VLEN do të vazhdojë të fokusohet te zhvillimi dhe realizimi i projekteve infrastrukturore.






