Deri në orën 18:00 në vend janë regjistruar gjithsej 22 zjarre në ambient të hapur, prej të cilave 7 janë aktive, 2 nën kontroll dhe 13 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza.
Zjarret aktive janë evidentuar në disa zona, përfshirë Moranë–Vërtekic–Gaber, Batincë, Paligrad, Vidush, Dragov Doll, Llokvicë, Sllp, si dhe në zonën e Velesit dhe Zelenikovës. Zjarre ka edhe në rajonin e Jegunovcës, me përhapje drejt Bojanës në Komunën e Sarajit, si dhe në Çanishte të Prilepit.
Ndërkohë, dy zjarre mbeten nën kontroll. Ato janë në deponinë e mbeturinave në fshatin Zheleznicë të rajonit të Kratovës dhe në Dellçevë.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, gjatë ditës janë shuar zjarre edhe në Kumanovë, Krushevë, Prilep, Dollnen, Manastir, Resnjë, Shtip, Zhelinë, Dojran, Strugë, Rosoman dhe Studeniçan.
Ekipet në terren vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të ndërhyjnë në zonat ku zjarret mbeten aktive.






