Gjatë natës së kaluar, nga ora 23:00 deri në 05:00, MPB-ja ka zhvilluar kontrolle të shtuara në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut për shoferët që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë aksionit janë sanksionuar gjithsej 63 shoferë, ndërsa numri më i madh i rasteve është regjistruar në Manastir, me 12 shoferë. Në Veles dhe Ohër janë evidentuar nga nëntë raste, ndërsa në Kumanovë tetë.
Nga 63 shoferët e ndaluar, tetë janë privuar nga liria, në përputhje me nenin 297 të Kodit Penal.
Përveç drejtimit nën ndikimin e alkoolit, policia ka konstatuar edhe 162 shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit.
MPB-ja njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit.






