Ali Ahmeti përkujton 28-vjetorin e rënies së Bekim Berishës – Abejës dhe bashkëluftëtarëve

Advertisement

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përkujtuar 28-vjetorin e rënies së dëshmorëve Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka nderuar figurën e Bekim Berishës – Abejës, duke theksuar kontributin dhe angazhimin e tij në luftërat në Kroaci dhe Bosnjë, para se t’i bashkohej luftës për çlirimin e Kosovës.

“Sot përulemi me respekt para sakrificës së tyre dhe të gjithë dëshmorëve që me gjakun e tyre shkruan historinë e lirisë sonë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se kujtimi për dëshmorët duhet të ruhet dhe të përcillet ndër breza, duke vlerësuar sakrificën e tyre në luftën për lirinë e Kosovës.

Në fund të mesazhit, Ahmeti ka përcjellë homazhin e tij për të rënët:

“Kujtimi dhe vepra e tyre qofshin të përjetshme! Lavdi dëshmorëve të kombit!”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit