15 persona ndalohen në 24 orët e fundit për drejtim të pakujdesshëm

Advertisement

Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë vendin ka privuar nga liria 15 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, tetë prej tyre janë kapur duke drejtuar automjete pa patentë shoferi, ndërsa katër prej tyre ishin të mitur.

Katër persona të tjerë janë ndaluar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Në rastet e tjera bëhet fjalë për drejtim të automjetit pavarësisht ndalesës aktive për vozitje, si dhe kombinim të disa shkeljeve.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të ndaluar do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Policia apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë pa patentë shoferi, gjatë kohës së ndalesës për vozitje apo nën ndikimin e alkoolit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit