Nga nesër, biletat e autobusëve në Kavadar vetëm me kartë

Advertisement

Nga nesër, pagesa e biletave në autobusët e NP „Transporti Publik Urban“ në Kavadar do të bëhet vetëm me KA-kartë ose me kartë bankare Visa/Mastercard përmes pagesës pa kontakt.

Nga ndërmarrja njoftojnë se pagesa me para të gatshme në autobusë nuk do të pranohet, si për linjat urbane, ashtu edhe për ato ndërurbane.

KA-kartat mund të blihen dhe të rimbushen në Qendrën e Informacionit në sheshin e qytetit, „Bravo Nuts“ pranë stacionit të vjetër të autobusëve, „Mar – Pet Makarena – Vatashë“ dhe DMD OIL Glishiq.

Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se deri më 31 dhjetor 2026, për çdo blerje të KA-kartës me kredit minimal prej 300 denarësh, udhëtimi i parë do të jetë falas.

Për më shumë informacione, qytetarët mund të drejtohen në Qendrën e Informacionit ose të telefonojnë në numrin 043 400 417.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit