Prishtina heq flamurin e Ukrainës pas deklaratave të Zelenskyt në Serbi

Advertisement

Flamuri i madh i Ukrainës, i vendosur në qendër të Prishtinës pas fillimit të luftës në Ukrainë, është hequr të dielën pas rreth katër vitesh.

Heqja e flamurit është bërë e ditur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka publikuar pamjet në rrjetet sociale dhe ka thënë se veprimi lidhet me respektimin e shtetësisë së Kosovës.

“Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. […] Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj”, ka shkruar Rama.

Ky zhvillim vjen një ditë pas vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Serbi, ku ai u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Gjatë një konference për media, Zelensky deklaroi se qëndrimi i Ukrainës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk ka ndryshuar.

Kosova ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke ofruar ndihmë humanitare dhe mjekësore dhe duke pranuar refugjatë ukrainas. Po ashtu, Kosova ka zhvilluar programe mbështetëse për gazetarët ukrainas.

s.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit