Bujar Osmani po mundohet të krijojë përshtypjen se i ka dalë në “mbrojtje” imamit Bekir Halimi dhe aktivistit Valon Bela, pasi këta të dy u shpallën “non-grata” nga Qeveria e Tiranës, duke kërkuar që ky vendim të rishikohet.
Hipokrizia e Bujarit i ngjan thënies popullore: “Natën të vret, ditën të qan.”
Kjo sepse të gjithë e dinë se Bujari dhe BDI-ja janë ata që ndikojnë drejtpërdrejtë te Qeveria e Tiranës për t’i shpallur armiqtë në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
As Halimi, as Bela nuk janë futur në “listën e zezë” të Ramës pa ndikimin e Bujarit dhe BDI-së.
Ironia është se pikërisht eksponentët e BDI-së ishin ndër të parët që e duartrokitën idenë e futjes së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në “listë të zezë” nga Shqipëria.
Kjo dyfytyrësi e Bujarit na kujton rastin “Monstra”, kur Bujari, me urdhër të Jankullovskës, në disa media thoshte se Haki Aziri ishte zhdukur me vetëdëshirë, ndërsa në disa të tjera kërkonte hetim ndërkombëtar për rastet e montuara nga qeveritë ku edhe ai ishte ministër.
Por shqiptarët e kanë lexuar prej kohësh hipokrizinë e Bujarit dhe e kanë dënuar atë me votë.
Klithmat e Bujarit në Facebook janë pasojë e pamundësisë për ta pranuar fundin e tij politik, pas humbjes së thellë në Çair.
Me politikanë si Bujari, që sot thotë një gjë e nesër vepron të kundërtën, BDI-ja nuk ka të ardhme dhe do të mbetet gjatë në opozitë.






