LSDM ka kërkuar nga institucionet kompetente të hetojnë mënyrën se si dokumente dhe të dhëna policore nga Stacioni Policor në Strumicë janë bërë publike.
Në deklaratën e tij, Hristijan Eftimov nga LSDM tha se të dhënat janë publikuar nga funksionarë të VMRO-DPMNE-së dhe kërkoi që Prokuroria Publike të përcaktojë nëse ka pasur qasje ose përdorim të paautorizuar të dokumenteve.
Eftimov kërkoi që Kontrolli i Brendshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme të hetojë se kush ka pasur qasje në dokumentet dhe nëse janë shkelur procedurat për ruajtjen e të dhënave zyrtare.
Nga LSDM-ja kërkojnë që të shqyrtohet edhe përgjegjësia eventuale e personave të përfshirë në nxjerrjen dhe publikimin e dokumenteve.
Eftimov paralajmëroi se, nëse institucionet nuk ndërmarrin veprime, partia do të paraqesë kallëzim penal.
LSDM vlerëson se publikimi i këtyre të dhënave është përdorur në debatin politik, ndërsa kërkon që të sqarohet nëse gjatë këtij procesi janë respektuar të gjitha procedurat ligjore.






