VMRO-DPMNE: Borxhi shtetëror është ulur në 51.7% të PBB-së

Advertisement

VMRO-DPMNE vlerëson se politikat ekonomike të Qeverisë kanë sjellë përmirësim të treguesve financiarë gjatë dy viteve të fundit.

Në një reagim të publikuar nga partia, thuhet se borxhi shtetëror aktualisht është 51.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), që sipas tyre paraqet ulje prej 41 milionë eurosh.

Nga partia në pushtet thonë gjithashtu se rritja ekonomike ka vazhduar për shtatë tremujorë radhazi, me një normë mbi 3%, duke e konsideruar këtë tregues të aktivitetit ekonomik të qëndrueshëm.

VMRO-DPMNE thekson se menaxhimi i financave publike, sipas tyre, ka kontribuar në forcimin e stabilitetit financiar dhe krijimin e kushteve për rritje ekonomike dhe investime.

Në reagim, partia krahason gjendjen aktuale me periudhën e qeverisjes së mëparshme dhe pretendon se Qeveria aktuale ka ndërmarrë masa për stabilizimin e financave publike.

Partia deklaron se do të vazhdojë me politikat që synojnë uljen e borxhit, forcimin e stabilitetit financiar dhe rritjen ekonomike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit