Vazhdojnë investimet në Manastir, asfaltohen dy rrugë pranë Shtëpisë së Shëndetit

Advertisement

Komuna e Manastirit vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore, ndërsa sot janë asfaltuar dy rrugë pranë Shtëpisë së Shëndetit – “11 Marsi” dhe “Pande Nikollov”.

Sipas autoriteteve lokale, bëhet fjalë për një gjatësi totale prej 220 metrash, ku paraprakisht është kryer rekonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit me mbështetje financiare nga Ministria e Transportit.

Asfaltimi i rrugëve dhe vendosja e ndriçimit të ri publik financohen nga buxheti i Komunës së Manastirit. Për asfaltimin janë ndarë 4.487.000 denarë, ndërsa për ndriçimin rrugor 1.586.392 denarë.

Nga komuna theksojnë se investimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët dhe vizitorët e kësaj zone të qytetit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit