Kurti: Albulena Haxhiu do të vazhdojë të jetë ushtruese e detyrës së presidentes

Advertisement

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Albulena Haxhiu do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e presidentes së përkohshme, pavarësisht se ajo ka dhënë betimin si deputete në legjislaturën e re të Kuvendit.

Kurti tha se si ai, në funksionin e kryeministrit në detyrë, ashtu edhe Haxhiu në pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, do të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Nuk kemi president, nuk kemi presidente, por kemi ushtruese të detyrës së presidentes, dhe kjo është Albulena Haxhiu. Ajo do të vazhdojë të jetë e tillë, ashtu siç e përcakton Kushtetuta”, deklaroi Kurti.

Deklarata e Kurtit vjen pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e legjislaturës së re bënë betimin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit