Marihuanë, aksident pa patentë dhe përleshje mes të rinjve – natë e ngarkuar për policinë në Tetovë dhe Gostivar

Advertisement

Tetovasot raporton se gjatë natës policia arrestoi S.J. (20) në Tetovë pasi iu gjet marihuanë.

Në Çajlë të Gostivarit u arrestua R.Z. (19), pasi pas një aksidenti u konstatua se drejtonte mopedin pa patentë.

Po ashtu, në Gostivar u arrestuan O.A. (18) nga Bogovina dhe Z.J. (18) nga Gostivari, të cilët prishën rendin publik duke u përleshur fizikisht mes tyre.

Pas dokumentimit të rasteve, ndaj të gjithë të dyshuarve do të ngrihen parashtresat përkatëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit