BE-ja siguron 1.4 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse për mbështetjen e Ukrainës

Advertisement

Bashkimi Evropian ka ndarë edhe 1.4 miliardë euro të ardhura të krijuara nga asetet e ngrira të bankës qendrore ruse në vendet e bllokut, të cilat do të përdoren për mbështetjen e Ukrainës.

Me këtë pagesë, shuma totale e fitimeve të krijuara nga asetet ruse të bllokuara në BE ka arritur në rreth 8 miliardë euro.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe se të ardhurat nga asetet e ngrira po përdoren për të ndihmuar Kievin.

“Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar. Ne po përdorim të ardhurat nga asetet e bllokuara ruse për të mbështetur Ukrainën në rezistencën e saj”, tha von der Leyen.

Asetet ruse u ngrinë nga BE-ja pas vendosjes së sanksioneve ndaj Moskës në vitin 2022, pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës. Sipas Komisionit Evropian, vetë asetet mbeten të ngrira, ndërsa interesat e krijuara nga këto fonde nuk konsiderohen pronë e Rusisë.

Mjetet do t’i transferohen Ukrainës përmes mekanizmave ekzistues të mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit