Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, ka reaguar me një mesazh politik, duke deklaruar se, sipas tij, përgjigjja më e mirë ndaj atyre që, siç u shpreh ai, përhapin frikë dhe pesimizëm është ndërtimi i një Maqedonie të suksesshme.
Në reagimin e tij, Petrushevski tha se një pjesë e strukturave opozitare janë vetëidentifikuar me termin “llumrat e shoqërisë”, duke shtuar se ato ushqehen me histeri, frikë dhe mungesë shprese.
Ai theksoi se shteti nuk ndërtohet me, siç tha ai, “gënjeshtra, cinizëm dhe mosbesim”, por me punë, dije, përgjegjësi dhe rezultate.
Sipas Petrushevskit, detyra e përfaqësuesve të pushtetit është të krijojnë një shtet ku vlerësohen suksesi dhe aftësia, ndërsa shpresa të mbizotërojë ndaj pesimizmit.
“Nga të gjitha fitoret, më e madhja është një Maqedoni e suksesshme”, theksoi ai në reagimin e tij.






