Grabitje në Komunën e Sarajit, vidhen paratë nga zyra e drejtorit të NPK-së

Advertisement

Një vjedhje është regjistruar në ambientet e Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) Saraj, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në zyrën e drejtorit dhe kanë marrë një shumë parash nga qarkullimi ditor i ndërmarrjes.

Drejtori i NPK Saraj, Idriz Hoxha, konfirmoi rastin dhe bëri të ditur se vjedhja dyshohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës, kur objekti nuk ishte në funksion të plotë.

Sipas tij, dera e zyrës ishte thyer, ndërsa inventari brenda ishte i shpërndarë. Ai shtoi se objekti është i pajisur me kamera sigurie, por pavarësisht kësaj autorët kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila njoftoi se denoncimi është bërë nga drejtori i ndërmarrjes. Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur në periudhën nga 31 korriku deri në mëngjesin e 4 gushtit, kur persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e zyrës dhe një sirtar të tavolinës, duke marrë para nga qarkullimi ditor.

Nga Prokuroria Publike bëjnë të ditur se janë në pritje të dokumentacionit nga MPB-ja për të ndërmarrë veprimet e mëtejshme hetimore.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit