66 ditë protesta ndaj qeverisë, qytetarët vazhdojnë kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës

Advertisement

Lëvizja qytetare në Shqipëri vijon aktivitetin e saj edhe pas më shumë se dy muajsh nga nisja e marshimeve drejt Kryeministrisë. Një nga çështjet që ka shkaktuar reagime të shumta së fundmi është hapja e Konsullatës së Serbisë në Shkodër.

Disa qytetarë kanë shprehur pakënaqësi ndaj këtij vendimi, duke e konsideruar të papërshtatshëm praninë e një përfaqësie të tillë në qytetin verior të vendit.

“Habitem me këtë lloj qeverisjeje. Të hapësh një konsullatë serbe në Shkodër është e papranueshme. Me këtë veprim, sipas meje, mohohet Kosova”, u shpreh një qytetar.

Ndërkohë, protestuesit në Tiranë vazhdojnë të kërkojnë ndryshime politike, duke përsëritur thirrjet e tyre për dorëheqje dhe duke paralajmëruar se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

“Ne po bëhemi çdo ditë më të fortë. Nuk do të tërhiqemi, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, tha një tjetër pjesëmarrës në protestë.

Qytetarët kanë ngritur gjithashtu shqetësime për çështje si arsimi, shëndetësia, sundimi i ligjit dhe mbrojtja e mjedisit, duke kërkuar reagim nga institucionet për kërkesat e tyre.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit