Ja sa para harxhojnë mërgimtarët gjatë sezonit veror në Kërçovë?

Advertisement

Rreth 25 deri në 30 milionë euro në vit përfundojnë në Kërçovë falë kontributit të mërgimtarëve. Kjo shumë tejkalon edhe buxhetin vjetor të Komunës së Kërçovës, duke e bërë mërgatën një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale, raporton TV Gurra.

Gjatë sezonit të verës, numri i banorëve në Kërçovë pothuajse dyfishohet, ndërsa qyteti merr gjallërinë e një destinacioni turistik. Mërgimtarët mbështesin bizneset vendore, investojnë në shtëpi e prona, rrisin konsumin dhe japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit.

Prandaj, mërgata meriton respekt, mirënjohje dhe vëmendje të veçantë, sepse kontributi i saj për Kërçovën është i çmuar dhe i pazëvendësueshëm, raporton TV Gurra. (INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit