Dy ditë pasi mësuan se e punësuara ishte shtatzënë, pronarët filluan t’i jepnin vërejtje disiplinore me presion për dorëheqje, ajo u sëmur nga stresi dhe i denoncoi për diskriminim

Advertisement

Punëtoren shtatzënë nuk e shpëtoi as vendimi i Inspektoratit Shtetëror të Punës, me të cilin anulohet ndryshimi i njëanshëm i kontratës së saj të punës nga një vit në vetëm tre muaj, që e kishte ndryshuar shefi për ta larguar menjëherë.

Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, pavarësisht mendimeve të nxjerra për diskriminim të drejtpërdrejtë dhe të pamëshirshëm ndaj grave që marrin pushim nga puna sapo u thonë shefave se janë shtatzëna, është i mbytur nga këto ankesa. Raste të tilla janë bërë të përditshme, ndërsa shteti nuk merr masa për të ndaluar këtë çnjerëzi.

Komisioni konstatoi diskriminim të drejtpërdrejtë ndërseksional mbi bazën e gjinisë, seksit, gjendjes shëndetësore dhe vetisë personale – shtatzënisë, në fushën e punës dhe marrëdhënieve të punës, të kryer nga bashkëshortët: shefi i një zinxhiri butikësh dhe gruaja e tij e punësuar tek ai si llogaritare dhe kontabiliste, njofton SDM.MK.

Sipas ankesës që ajo kishte paraqitur, punëtorja e diskriminuar kishte kontratë me afat të caktuar nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026. Kishte punuar edhe më parë si shitëse në një nga butikët dhe nuk kishte asnjë problem; përkundrazi, i ishte ofruar të nënshkruante kontratë pune edhe për të gjithë këtë vit.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit