Maqedonia shënon dy Ilindenët – ngjarjet më të rëndësishme të shtetësisë maqedonas
Maqedonia e Veriut sot shënon 2 Gushtin – Ditën e Republikës, një nga festat më të rëndësishme shtetërore, duke përkujtuar dy ngjarje historike që konsiderohen themeli i shtetësisë maqedonase.
Në mbarë vendin organizohen ceremoni shtetërore dhe aktivitete përkujtimore, ndërsa manifestimet qendrore zhvillohen në Krushevë dhe në Qendrën Memoriale të ASNOM-it në Pelincë.
Data e 2 Gushtit lidhet me Kryengritjen e Ilindenit të vitit 1903, kur u shpall Republika e Krushevës, si dhe me Mbledhjen e Parë të ASNOM-it më 2 gusht 1944, ku u vendosën themelet e shtetit modern maqedonas.
Delegacione shtetërore, përfaqësues institucionesh, partish politike dhe qytetarë vendosin kurora me lule dhe marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore, duke nderuar figurat historike dhe kontributin e tyre në luftën për liri dhe shtetësi.






