Gjorgjievski: Parku i Qytetit po rikthen sërish shkëlqimin e tij

Advertisement

 

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se po vazhdon sanimi i dëmeve të shkaktuara nga stuhia e fuqishme që goditi kryeqytetin disa ditë më parë.

Sipas tij, Parku i Qytetit ishte një nga zonat më të prekura, ku mbi 100 pemë u rrëzuan, shtigjet për këmbësorë u bllokuan, ndërsa u dëmtua edhe infrastruktura urbane.

Ai theksoi se, falë reagimit të shpejtë të ekipeve të ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit, pjesa e parë e parkut tashmë është pastruar. Janë mbjellë fidanë të rinj, është riparuar infrastruktura e dëmtuar dhe hapësira është rihapur për qytetarët.

Gjorgjievski bëri të ditur se puna po vazhdon me intensitet edhe në pjesën e dytë të Parkut të Qytetit, ku po largohen pasojat e stuhisë, po hiqen pemët e vjetra dhe të dëmtuara, ndërsa po mbillen fidanë të rinj.

“Nuk mund t’i parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por mund të tregojmë se me bashkëpunim, organizim dhe përkushtim mund t’i tejkalojmë shpejt dhe me përgjegjësi pasojat”, ka deklaruar ai.

Në fund, kryetari i Shkupit shprehu mirënjohje për të gjitha ekipet dhe shërbimet që punuan pa ndërprerje në terren, duke theksuar se angazhimi do të vazhdojë derisa të rikthehet plotësisht çdo pjesë e dëmtuar e parkut.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit