Bogujevci përgëzon ekipin e “Dua”, Kosova drejt Academy Awards me dy filma

Advertisement

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka uruar ekipin e filmit “Dua”, i cili është përzgjedhur si filmi që do ta përfaqësojë Kosovën në edicionin e 99-të të Academy Awards.

Bogujevci e cilësoi këtë vit si një moment të veçantë për kinematografinë kosovare, pasi Kosova do të jetë e përfaqësuar në garën prestigjioze me dy filma.

Përveç “Dua”, në garë do të jetë edhe “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, i cili është kualifikuar drejtpërdrejt falë suksesit të arritur në Sundance Film Festival.

Urime ekipit të filmit ‘Dua’, i cili është përzgjedhur si filmi që do ta përfaqësojë Kosovën në edicionin e 99-të të Academy Awards. Ky vit shënon një moment të veçantë për kinematografinë tonë, pasi Kosova do të përfaqësohet në garën për Academy Awards me dy filma. Krahas ‘Dua’, edhe ‘Shame and Money’ i Visar Morinës, i kualifikuar drejtpërdrejt pas suksesit në Sundance Film Festival, do të jetë pjesë e garës. Urime të dy ekipeve dhe suksese në këtë rrugëtim!”, ka shkruar Bogujevci.

Përfaqësimi me dy filma në garën për Academy Awards® shënon një arritje të rëndësishme për industrinë e filmit në Kosovë dhe një dëshmi të vlerësimit ndërkombëtar që po fitojnë produksionet vendore./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit