Më 31.07.2026 në orën 02:20 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin H.S. (34) nga Gostivari.
Paraprakisht, bashkëshortja e tij 36-vjeçare ka raportuar se rreth orës 23:00, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare dhe nga çanta e saj ka marrë para dhe çelësat e automjetit të saj dhe është larguar.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.






