Kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për realizimin e investimit prej 74 milionë euro për Spitalin klinik të Tetovës, projekt më i madh dhe më i rëndësishëm në historinë e këtij institucioni shëndetësor.
Ky investim paraqet një tjetër dëshmi se VLEN si partner në qeveri, po ndërton politika të rezultateve konkrete, jo të fjalëve boshe.
Projekti milionësh nuk është vetëm një shifër rekord, por garanci se qytetarët e Tetovës dhe rajonit të Pollogut do të kenë qasje në shërbime shëndetësore më cilësore, më të sigurta dhe më efikase, pa qenë të detyruar të kërkojnë trajtim jashtë vendit.
VLEN me këtë po dëshmon se qeverisja e përgjegjshme matet me projekte që ndryshojnë jetën e qytetarëve, ku falë përkushtimit tonë, Spitali klinik po hyn në një epokë të re zhvillimi, ndërsa investimet historike po zëvendësojnë vitet e stagnimit dhe neglizhencës.
Mbetemi të përkushtuar që përmes punës konkrete dhe investimeve strategjike të ndërtojmë institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe të garantojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Spitali i Tetovës po bëhet. Për dy vite rezultatet duken, për 20 vite pati vetëm premtime. VLEN sjell investime historike.






