Privohet nga liria 19-vjeçari nga Maqedonia në Mal të Zi, ka tentuar të vrasë një person

Advertisement

Policia malazeze arrestoi shtetasin e RMV-së, Andrej Tanaskovski në Nikshiq, i cili kërkohej për tentativën e vrasjes së Marko Ljubisha, i njohur si “Kan”, raportuan mediat malazeze, duke cituar burime të shumta nga Departamenti i Policisë së Malit të Zi.

 

Sipas informacioneve, Tanaskovski u arrestua në një apartament sekret në lagjen Vidrovan në qytetin e Nikshiqit, dhe bashkë me të u arrestua edhe 34-vjeçari Neno Markovic nga Nikshiqi, për të cilin ekziston dyshimi se e ka ndihmuar të dyshuarin të fshihet nga agjencitë e zbatimit të ligjit pas kryerjes së krimit.

 

 

Siç njoftoi policia, 19-vjeçari Tanaskovski dyshohet se më 7 gusht 2025, në kompleksin hotelier “Maestral” në Budva, është përpjekur të eliminojë 56-vjeçarin Marko Ljubisa-Kan, i cili konsiderohet anëtar i klanit “Shkaljar” të kartelit ballkanik të drogës.

 

“Një urdhër arresti ndërkombëtar ishte lëshuar për A.T. për veprën penale të vrasjes në tentativë, i cili ka qëlluar dy plumba drejt viktimës me armë zjarri, duke rezultuar në lëndime trupore në kokë të M.L. I dyshuari akuzohet gjithashtu për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe falsifikimit të një dokumenti. Sipas dyshimeve, A.T., gjatë planifikimit të sulmit, ka përdorur një kartë identiteti të rreme, me inicialet J.G. nga Republika e Serbisë, me të cilën ishte regjistruar në një objekt hotelier pranë sulmit”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit