Shkëndija e Haraçinës me dy përforcime të reja

Advertisement

Shkëndija e Haraçinës me dy përforcime të reja

Shkëndija e Haraçinës, pas humbjes në ndeshjen e parë të sezonit debutues në Ligën e Parë të Maqedonisë ndaj Struga Trim Lum (3-0), ka prezantuar edhe dy përforcime të reja. Në radhët e këtij klubi të elitës vijnë dy futbollistë të rinj, ndërsa njëri prej tyre ka tërhequr vëmendje të madhe.

Bëhet fjalë për Enis Fazlagiqin, ish-reprezentues i Maqedonisë së Veriut me një paraqitje në ekipin A. Gjatë karrierës së tij, Fazlagiq ka kaluar nëpër të gjitha kategoritë e përfaqësueseve të reja, ndërsa rrugëtimin e nisi te Skopje dhe Shkëndija, për të vazhduar më pas te Žilina. Më vonë ishte pjesë e Wisła Kraków, Dunajská Streda, Górnik Łęczna, ndërsa së fundmi luajti për skuadrën shqiptare Vora.

Tani pritet që Fazlagiq të jetë një nga liderët në fushë për Shkëndijën e Haraçinës.

Përveç tij, klubi prezantoi edhe mbrojtësin me përvojë Mevlan Adili. Ai e nisi karrierën te Shkupi, më pas luajti edhe për Shkëndijën, përpara se të transferohej te UTA Arad në Rumani. Gjithashtu ka qenë pjesë e Žalgiris, Vllaznia dhe skuadrës ruse SKA Khabarovsk. Më pas u rikthye në Ballkan, ku luajti për Bylisin në Shqipëri, sërish për Shkëndijën, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Gjilanit nga Kosova.

Me Fazlagiqin në mesfushë dhe Adilin në mbrojtje, Shkëndija e Haraçinës fiton ndjeshëm në cilësi./gol.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit