Pas publikimit të dokumenteve disa ditë më parë, në të cilat theksohet se N.P.K. Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Strugë po përdor ujë nga Liqeni i Ohrit dhe në kundërshtim me disa ligje, pyetjeve të Ora24.tv i janë përgjigjur edhe nga I.P.Sh. Qendra e Shëndetit Publik në Ohër.
Nga ky Institut, na kanë dërguar një dokument, i cili është nënshkruar nga d-r. Lidija Simonoska, specialiste për ushqim dhe higjienë shëndetësore.
Në këtë dokument, theksohet se Hotel Izgrev – Kalishtë shfryzon burime personale të ujit.
“Hoteli Izgrev – Strugë përdor burimin e vet të ujit, i cili transportohet deri në hotel përmes tubave të ujit. Më pas uji trajtohet me zbutës uji, llambë UV dhe preparat me klor. Ky sistem i trajtimit të ujit është ndërtuar sipas standardeve evropiane për trajtimin e ujit”, thuhet në dokumentin e I.P.Sh. Qendra e Shëndetit Publik në Ohër.
Lidhur me pyetjen nëse Hotel Izgrev – Kalishtë ka bërë analiza të rregullta të ujit nga I.P.Sh. Qendra e Shëndetit Publik në Ohër thonë se kanë pasur marrëveshje për të bërë analiza periodike.
“I.P.SH. Qendra e Shëndetit Publik në Ohër deri më tani ka kryer analiza periodike të ujit (ashtu siç parashikonte marrëveshja), ndërsa tani, çdo muaj do të marrë mostra për analiza mikrobiologjike dhe kimike të ujit, si dhe mostra nga pishinat që përdoren gjatë sezonit veror.
Përveç Qendrës së Shëndetit Publik në Ohër, edhe një kompani tjetër e certifikuar merr çdo muaj mostra uji nga rrjeti i ujësjellësit, nga pusi dhe nga pishinat rekreative. Sipas analizave, uji është i sigurt dhe i përshtatshëm për përdorim”, thuhet në dokumentin e dërguar nga I.P.Sh. Qendra e Shëndetit Publik në Ohër.
Por sipas asaj që theksohet në dokumentin e QSHP në Ohër, në Hotel Izgrev – Kalishtë janë bërë dy analiza në muajin korrik, respektivisht, analiza e parë ëahtë bërë vetëm një ditë pasi Ora24.tv ka dërguar emailin e parë me pyetje deri tek Hotel Izgrev – Kalishtë, ku është interesuar për mënyrat e furnizimit me ujë.
“Analizat e fundit (të datave 07.07.2026 dhe 20.07.2026) tregojnë se uji për pije është i rregullt nga aspekti shëndetësor dhe përmbush kërkesat e Rregullores për sigurinë e ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RM nr. 183/2018)”, potencohet në dokumentin e dëguar nga Instituti në Ohër.
Megjithatë, edhe pas pyetjeve dhe kërkesave të vazhdueshme që të na dërgohet ndonjë analizë e bërë e ujit dhe rezultateve që shfaqen në të, deri më sot nuk na janë dërguar. Por nga I.P.Sh. Qendra e Shëndetit Publik në Ohër, theksojnë se uji edhe në pishina është inrregullt.
“Uji në pishina është gjithashtu i rregullt nga aspekti shëndetësor dhe mund të përdoret për larje dhe rekreacion nga mysafirët”, shkruhet në dokumentin e I.P.Sh. Qendra e Shëndetit Publik në Ohër.
Ora24.tv ditë më parë publikoi dokumente të N.P.K. Ujësjellësi dhe Kanalizimi në Strugë, ku potencohej se Hotel Izgrev – Kalishtë, edhe pse i lidhur me Ujësjellësin, ujin e tij e shfrytëzon vetëm tek Banaku i jashtëm, ndërsa për pjesën tjetër shfrytëzon ujë nga Liqeni i Ohrit, dhe atë pa Leje nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor dhe në kundërshtim me Ligjin për Ujërat dhe nenet e saj: 23, 26, 28, dhe neni 12, paragrafi (2)
* Ligji për Mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit: Neni 1 dhe Neni 8
* Ligji për Veprimtaritë Komunale: Neni 16, paragrafi (1)






