MPB: 16-vjeçari nga Kondova u soll pa shenja jete në Klinikën “Nënë Tereza”

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftua se gjatë ditës së djeshme, (e shtunë) në orën 16:22, në SPB Shkup, nga kompleksi i klinikave „Nënë Tereza“ u njoftua se tek ata ishte sjellë pa ndjenja një 16-vjeçar nga fsh. Kondovë i Shkupit, i cili pas një kohe të shkurtër kishte ndërruar jetë, transmeton zyrtare.

Sipas njoftimit, ai kishte qenë së bashku me nënën e tij për vizitë te të afërmit në fsh. Hasan Beg, kur në një moment i ishte përkeqësuar gjendja dhe kishte rënë pa ndjenja.

Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit