Kryetari Mendi Qyra priti në takim futbollistin Pajtim Kasami

Advertisement

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi një takim me futbollistin profesionist me origjinë nga Struga, Pajtim Kasami, i cili gjatë karrierës së tij ka krijuar një emër të rëndësishëm në futbollin evropian.
Gjatë takimit, Kasami prezantoi iniciativën e tij për të investuar në vendlindjen e tij përmes themelimit të një akademie futbolli për të rinjtë, me synim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e talenteve të reja. Gjithashtu, u diskutuan mundësitë për zgjerimin e kësaj ideje dhe realizimin e saj në të ardhmen.
Pajtim Kasami është ish-reprezentues i Zvicrës dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube të njohura evropiane, si Palermo, Fulham, Olympiacos, Nottingham Forest, Basel, Sampdoria dhe të tjera. Me Olympiacosin ka fituar dy tituj kampionë dhe Kupën e Greqisë.
🤝 Komuna e Strugës mbetet e hapur për investime dhe iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e sportit dhe krijojnë mundësi të reja për të rinjtë. Kryetari Mendi Qyra shprehu mbështetjen e tij për projekte të tilla, të cilat përbëjnë një investim të rëndësishëm në të ardhmen e sportit strugan.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit