Për herë të parë vendoset flamuri shtetëror në zyrën e Ali Ahmetit: Jam për shtet unitar, ishte edhe sugjerim i ambasadorëve

Advertisement

Pas 24 vitesh nga themelimi i Bashkimit Demokratik për Integrim, në zyrën e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, në Reçicë të Vogël, është vendosur për herë të parë flamuri shtetëror i Maqedonisë së Veriut. Flamuri u pa gjatë një takimi me ambasadorin e Austrisë, Martin Pammer.

Në një prononcim për TS, Ahmeti sqaroi arsyet e këtij vendimi, duke theksuar se gjithmonë ka qenë në mbështetje të shtetit unitar dhe se vendosja e flamurit shtetëror nuk ka qenë asnjëherë problem për të.

“Kam qenë gjithmon për shtet unitar, ka qenë edhe sugjerim i ambasadorëve të huaj në vend, sepse në takimet me ta më është sugjeruar që të vendoset flamuri i shtetit të Maqedonisë së Veriut në zyrën time”, deklaroi Ahmeti për portalin TS.

Sipas tij, ky veprim është në përputhje me bindjen se shteti u përket të gjithë qytetarëve dhe se simbolet shtetërore duhet të respektohen.

Vendosja e flamurit shtetëror në zyrën e Ahmetit vjen si një veprim simbolik, i cili synon të përcjellë mesazhin e bashkëjetesës, respektit të ndërsjellë dhe barazisë mes të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut./TS/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit