Miratohet rishikimi i Buxhetit për 2026: Më shumë fonde për bujqësi, shëndetësi, arsim, sport dhe mbrojtje sociale

Advertisement

Qeveria e miratoi rishikimin e Buxhetit të shtetit për vitin 2026, duke siguruar mjete shtesë financiare për disa sektorë prioritarë, si bujqësia, shëndetësia, arsimi, sporti dhe mbrojtja sociale. Propozimi, që përfshin edhe amendamentet e pranuara gjatë debatit në komisionin parlamentar, do t’i dërgohet Kuvendit për miratim përfundimtar.

Sipas Ministrisë së Financave, me ndryshimet parashikohet mbështetje më e madhe për gratë bujqësore, hapja e dy qendrave të strehimit për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës gjinore, si dhe krijimi i një linje kombëtare SOS për ndihmë të menjëhershme ndaj viktimave.

Rishikimi i buxhetit parashikon fonde shtesë edhe për subvencione bujqësore, transport hekurudhor, standardin e nxënësve dhe studentëve, zhvillimin e sportit dhe sistemin shëndetësor. Rriten gjithashtu mjetet për ndihma sociale, kuzhina popullore, shoqata mbrojtëse dhe masa për deinstitucionalizim, me qëllim mbështetje më të madhe për kategoritë vulnerabël të qytetarëve.

Të dhëna kryesore financiare:
– Të ardhurat buxhetore: 379,5 miliardë denarë
– Shpenzimet: 425,8 miliardë denarë
– Deficit buxhetor: 46,3 miliardë denarë
– Investime kapitale: rreth 46 miliardë denarë (rritje prej 14,5% krahasuar me buxhetin fillestar)

Njëkohësisht, parashikohet ulje e shpenzimeve për mallra dhe shërbime.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit