VLEN-in shaje ama mundin mos ja ha!

Advertisement

Në Maqedoninë e Veriut në gjysmën e mandatit ndodhi një rikonstruim i qeverisë i cili sipas krejt matësve është një ndryshim i inicuar, i përbërë dhe realizuar nga VLEN. Ashtu nga gjithsejt tetë ministritë e ndryshuara në më shumë se gjysmën protagonistë janë kuadrot e VLEN dhe nga tre fytyrat e reja në qeveri nga ky rekonstruim dy janë nga VLEN!

Llogaria politike më e detajuar do nxirte se sa ka dhënë e sa ka marrë në këtë ndryshim VLEN, por nga këto numra është e qartë se kjo është rekonstruim i VLEN-it i qeverisë së tyre të përbashkët me VMRO dhe ZNAM.

Kjo ndoshta e spjegon nervozën e pakuptueshme të shfaqur nga kryeministri gjatë votimit të ministrave të ri sepse kështu doli se ai ka udhëhequr me një rikonstruim të nisur, të bërë dhe të kryer nga tjetër kush, pra VLEN!

Mbetët të shihet ecuria, performanca dhe rezultatet e punës së VLEN-it, por prej tash për këtë ndryshim mund të konstatojmë se ky rekonstruim ishte i VLEN-it, andaj tani dhe këtu për VLEN vlen thënia e njohur “trimin vraje ama hakin mos ja ha”, e ndryshuar në “VLEN-in shaje ama mundin mos ja ha!”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit