Policia i ka zbuluar vrasësit e mjekut 67 vjeçar, Aco Tërpovski i cili më 21 mars të vitit 2024 u gjet i vrarë në makinën e tij në parkingun e “Poliklinikës së Zhelezarës” në Shkup. Të dyshuar për vrasjen e tij janë një çift nga Shkupi, motivi i të cilëve akoma nuk është zbardhur.
Gruaja e dyshuar ka thirrur takimin me mjekun dhe ka caktuar vendin e takimit. Pas një kohe të shkurt ka arritur bashkëshorti i saj dhe e ka gjetur gruan e tij në të njëjtin automobil me mjekun, takim për të cilin paraprakisht ishin marrë vesh. Burri i dyshuar e ka hapur derën e veturës dhe e ka nxjerr viktimën nga makina. Pas një zënke verbale, i dyshuari ka nxjerr thikën dhe e ka therur 9 herë në gjoks dhe pjesët tjera të trupi. Tashmë i ndjeri kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.





