Shkup, 15 korrik – Një zjarr ka shpërthyer në parkun pyjor “Gazi Babë”, mes lagjeve Zhelezarë dhe Autokomandë.
Banorë të lagjes Zhelezarë kanë publikuar fotografi nga parku pyjor, në të cilat shihet tym i dendur.
Në vendngjarje janë dërguar ekipet e Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit. përcjell Zhurnal.mk .





