Sot në Tetovë shënuam një hap të rëndësishëm në përkujdesjen dhe mbështetjen për të moshuarit, me hapjen e Qendrës Ditore “Milenium” , Përkujdesje Ditore për të Moshuarit me Program për Plakje Aktive.
Ky projekt, i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Bankën Botërore dhe OJQ “Milenium”, krijon mundësi për një jetë më aktive, më të shëndetshme dhe më dinjitoze për qytetarët tanë mbi 65 vjeç.
Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e shërbimeve sociale dhe në mbështetjen e kategorive që kanë më së shumti nevojë për përkujdesje. Përmes kësaj qendre do të forcojmë përfshirjen sociale, solidaritetin dhe mirëqenien e të moshuarve, duke ndërtuar një shoqeri që respekton dhe vlerëson kontributin e brezit të tretë.





