Tragjedi në Kumanovë: Motociklisti humbi jetën në përplasjen me automjet

Advertisement

Shkup, 30 qershor– Më 29.06.2026, rreth orës 12:40, në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “Seat Ibiza” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga A.A. (64) nga Kumanova, dhe një motoçiklete po ashtu me targa të Kumanovës, e drejtuar nga D.S. (49) nga Kumanova.

Si pasojë e lëndimeve të marra në vendngjarje, motociklisti ka ndërruar jetë, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen, njofton 4news.mk, transmeton Zhurnal.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Kumanovë. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit