Mexhiti: Mbi 70 rrugë në Çair mbajnë emra të historisë shqiptare

Advertisement

Shkup, 29 qershor – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi se mbi 70 rrugë në territorin e Komunës së Çairit mbajnë emra të figurave dhe ngjarjeve të rëndësishme të historisë shqiptare, ndër të cilat edhe rruga me emrin e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK).

Mexhiti nënvizoi se emërtimi i këtyre rrugëve është bërë duke respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe institucionale, ndërsa emrat figurojnë në të gjitha dokumentet zyrtare të qytetarëve.

“Mbi 70 rrugë në Çair mbajnë emra të historisë shqiptare, ndër to edhe rruga me emrin e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Këta emra janë vendosur sipas të gjitha procedurave ligjore dhe figurojnë në dokumentet zyrtare të qytetarëve.

Ftoj z. Ahmeti të heqë dorë nga manipulimet me emrat e rrugëve dhe t’i bashkohet promovimit të rrugës me emrin e LPK-së në Çair,” deklaroi Mexhiti. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit