Shkup, 29 qershor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në inaugurimin e kopshtit të fëmijëve “Kokiçe” në vendbanimin Trubarevë, në Komunën e Gazi Babës.
Ceremonia e inaugurimit pritet të zhvillohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë, autoriteteve lokale dhe mysafirëve të tjerë, ndërsa objekti i ri synon të përmirësojë kushtet për edukimin dhe kujdesin e fëmijëve të moshës parashkollore.
Ndërtimi dhe funksionalizimi i kopshtit “Kokiçe” është pjesë e investimeve në zgjerimin e kapaciteteve të institucioneve parashkollore, me qëllim sigurimin e më shumë vendeve për fëmijët dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për familjet në Komunën e Gazi Babës.përcjell Zhurnal.mk .





